Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, policia: Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, policia: Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë

Policia e Durrësit ka reaguar sërish lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, në gjendje të dehur, përplasi tre fëmijë. Fatkeqësisht, dy prej tyre, E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç, humbën jetën, ndërsa një 8-vjeçar ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Policia bën me dije se, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit, rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar në vitin 2020 dhe për tejkalim të shpejtësisë dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022. Njoftimi i policisë Durrës/Informacion përfundimtar për aksidentin rrugor shumë të rëndë të ndodhur...