Aksidentet me mjetet me dy rrota, dëmtimet në kokë dhe shtyllën kurrizore ndër pasojat më serioze

Aksidentet me mjetet me dy rrota, dëmtimet në kokë dhe shtyllën kurrizore ndër pasojat më serioze

Përdorimi në rritje i motorëve, biçikletave dhe mjeteve të tjera me dy rrota është shoqëruar edhe me një numër më të lartë aksidentesh. Dëmtimet në kokë dhe shtyllën kurrizore mbeten ndër pasojat më serioze. “Të gjitha mjetet me dy rrota, apo zakonisht monopatinat, na kanë treguar që dëmtimet janë goxha të mëdha sepse përplasjet zakonisht janë në kokë dhe në pjesët e gjymtyrëve, duke dhënë hemorragji cerebrale apo edhe fraktura,” tha Jurgen Kinka, mjek neurokirurg. Pajisjet mbrojtëse mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e dëmtimeve të rënda. “Një kokore, nëse nuk është e duhura ose nuk vendoset siç duhet, është e barabartë prapë me pasoja të tjera, sepse qëllimi i saj është për të zbutur goditjen. Duhet fiksuar mirë dhe duhet marrë me përmasat e kokës....