Aksident tragjik në Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë punës në një subjekt druri

Aksident tragjik në Kolonjë, humb jetën 36-vjeçari gjatë punës në një subjekt druri

Kronikë E Shtunë, 11 Korrik 2026 18:51 Një 36-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në vendin e punës në Kolonjë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtesh, ku i riu, banues në Pogradec, ishte duke punuar në një subjekt privat të licencuar për përpunimin dhe prodhimin e drurit. Sipas të dhënave paraprake, 36-vjeçari ka qenë duke ngarkuar trupa druri, kur një prej tyre ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur grupet hetimore dhe autoritetet përkatëse, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe nëse janë respektuar rregullat e...