Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Fier, humb jetën një person

Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Fier, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier, në zonën e Novoselës. Sipas informacionit paraprak, viktima dyshohet të ketë tentuar të kalonte autostradën në momentin kur u përplas nga një automjet. Goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje. Identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e plotë të viktimës.