Aksident tek Kthesa e Viroit, makina përplaset me mikrobuzin me turistë, ka të plagosur
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në kthesën e Viroit, në aksin pranë Gjirokastrës, ku një mikrobus që transportonte turistë është përplasur me një automjet tip “Audi”. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, si dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e këtij aksidenti. Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të plagosur, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë.
Burimi:
syri.net