Aksident rrugor në Fier–Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona

Aksident rrugor në Fier–Vlorë, përplasen dy makina, plagosen tre persona

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Mifol. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në aksident janë përfshirë një fuoristradë dhe një automjet i vogël, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende nuk dihen. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve nga vendngjarja, të plagosurit kanë pësuar dëmtime të ndryshme, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë  kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Gjithashtu, po merren në pyetje edhe personat...