Aksident në Vlorë, një i plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Pelivan Leskaj” në Vlorë, ku një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duken dëmtime në mjetet e përfshira në aksident, ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur pranë zonës ku ndodhi përplasja.
Burimi:
vizionplus.tv