Aksident në Unazën e Fierit/ BMW del nga rruga dhe përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e qytetit të Fierit. Sipas informacioneve të para, një automjet i markës BMË ka humbur kontrollin e drejtimit, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës. Forca e goditjes ka qenë e konsiderueshme. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i BMË-së ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë Policia e Fierit, e cila po kryen verifikimet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit. Ndërkaq, hetimet po vazhdojnë edhe për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e tjera të këtij aksidenti.
Burimi:
javanews.al