Aksident në Tepelenë, 8 të plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjene kësaj të mërkure në aksin Tepelenë-Krahës. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, për pasojë kanë mbetur të plagosur 8 persona. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital ku po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia rrugore ndodhet në vengnjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit. Njoftimi: Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv