Aksident në portin e Durrësit, humb jetën 62-vjeçari nga Kosova

Aksident në portin e Durrësit, humb jetën 62-vjeçari nga Kosova

Një 62-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në portin e Durrësit, pasi është përplasur aksidentalisht nga nëj kamion i drejtuar nga një 49-vjeçar shqiptar. Bëhet me dije se në sheshin para skanerit, N.M,49 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar një kamion, dyshohet se aksidentalisht ka goditur N.Sh 62 vjeç, banues në Kosovë, drejtues i një kamioni tjetër, i cili po lëvizte në këmbë për të dorëzuar dokumentacionin e kamionit të tij për t’u futur në skaner. Si pasojë e goditjes, shtetasi 62-vjecacri ka humbur jetën. Ndëkrohë drejtuesi shqiptar u shoqërua në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.