Aksident në Lushnje, zetori përmbyset anës rrugës, humbet jetën 71-vjeçari

Aksident në Lushnje, zetori përmbyset anës rrugës, humbet jetën 71-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjes, ku një 71-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi u aksidentua me mjetin bujqësor që drejtonte. Viktima është identifikuar si Hekuran Riza xhelo, i cili po shkonte drejt tokave të tij bujqësore me zetor, kur mjeti është përmbysur në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.