Aksident në Fier-Shegan, plagosen tre persona
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Fier-Shegan, pranë daljes së fshatit Rrupaj. Vizion Plus mëson se dy automjete, njëri me targa greke dhe tjetri me targa italiane, janë përplasur me njëri-tjetrin. Dyshohet se drejtuesi i mjetit me targa greke ka tentuar të kryejë një manovër parakalimi, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e aksidentit, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Tre personat që udhëtonin në këtë mjet, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre i rritur, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me dy ambulanca. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa po punon edhe për disiplinimin e trafikut. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv