Aksident në Berat/ Makina përplaset me motorin, humb jetën 60-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën e Otllakut te qarkut Berat. Sipas informacioneve paraprake, një drejtues motori Ardian Azemi, rreth 60 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makine në rrugën kryesore Berat- Otllak. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa pritet që policia te sqaroje shkakun e aksidentit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes që çuan në këtë aksident fatal.
Burimi:
opinion.al