Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht/ Automjeti përplas biçikletën, përfundon në spital

Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht/ Automjeti përplas biçikletën, përfundon në spital

 Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin nacional Korçë– Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë. Një automjet ka përplasur një person, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka marrë dëmtime, kryesisht në zonën e kokës. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se, pavarësisht dëmtimeve, pacienti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.