Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të plagosur

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në fshatin Lumalas, në aksin nacional Korçë–Maliq. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë, vetëm pak minuta pas aksidentit të parë, një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Podgori. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për disa persona të lënduar. Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa pritet një informacion më i detajuar mbi gjendjen e të aksidentuarve dhe shkaqet e ngjarjes.