Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, plagosen 2 vajza

Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, plagosen 2 vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në aksin Himarë-Borsh, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /vizionplus.tv