Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me vdekje në Tiranë

Një përplasje fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Nënë Tereza” në Laknas. Policia e Tiranës bën të ditur se, një makinë ka përplasur një motomjet dhe si pasojë, ka humbur jetën 48-vjeçari me inicialet L. G. Tiranë/ Informacion paraprak Më datë 10.06.2026, rreth orës 20:30, në rrugën “Nënë Tereza”, në Laknas, automjeti me drejtues shtetasin E. V., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. G., 48 vjeç. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.