Aksident i rëndë në Rrogozhinë-Lushnjë/ Furgoni përplaset me mjetin bujqësor, plagoset 50-vjeçari
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë vendit të quajtur rrethrrotullimi i Cermës. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të një mjeti bujqësor. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një furgon mallrash dhe një mjet bujqësor. Dyshohet se furgoni ka goditur nga pas mjetin bujqësor, duke shkaktuar dëmtime të rënda për drejtuesin e tij. I plagosuri është identifikuar si Ajet Kullolli, 50 vjeç, banues në Cermë. Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të...
Burimi:
syri.net