Aksident i rëndë në Dibër, dy makina përplasen “kokë më kokë”, 6 të plagosur
Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor në Dibër, ku për pasojë janë plagosur 6 persona. Aksidenti është regjistruar rreth orës 12:30 në aksin Peshkopi–Maqellarë, ku janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe një tjetër me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to. Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Burimi:
javanews.al