Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e “Pushimit të Shoferit”, në autostradën Lushnje-Fier. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen, që po hynte në autostradë nga rruga dytësore, është përplasur me një minifurgon që udhëtonte drejt Fierit. Si pasojë, drejtuesi i Volkswagen-it ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia Rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po disiplinon trafikun, i cili është rënduar në drejtim të Fierit.