Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në aksin rrugor nacional Pushimi i shoferit-Fier Shegan. Dy mjete janë përplasur në dalje të fshatit Rrupaj. Mjeti me targa greke tentoi të parakalonte mjetin me targa italiane. Manovra e gabuar e parakalimit bëri që mjeti me targa italiane të përfundojë në kanal. Tre personat që udhëtonin në të, dy bashkëshortët dhe djali i tyre i rritur u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga dy ambulanca. Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Ky aks rrugor nacional është tepër i ngushtë për volumin e trafikut që përballon dhe shpeshherë ka aksidente të tilla.