69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të shtrirë në tokë e të mbuluar nga gjaku! Detaje nga dhuna në Pogradec

69-vjeçarja u godit pas koke nga burri, fqinjët e gjetën të shtrirë në tokë e të mbuluar nga gjaku! Detaje nga dhuna në Pogradec

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e dhunës në familje të ndodhur në lagjen 1 të qytetit të Pogradecit. Çifti, Muhamet Shembilko, 78 vjeç, dhe Sherife Shembilko, 69 vjeçe, jetonin vetëm në banesën e tyre, ndërsa dy fëmijët i kishin në emigracion. Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar zhurma nga banesa. Me mbërritjen në vendngjarje, efektivët kanë gjetur 69-vjeçaren të mbytur në gjak, me plagë të rënda. Nga hetimet e para dyshohet se 78-vjeçari e ka goditur bashkëshorten me një shkop në pjesën e pasme të kokës, duke i shkaktuar plagë të rënda. E plagosura u transportua fillimisht në Spitalin e Pogradecit dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u dërgua me helikopter...