65 vjecari humbi jetën tragjikisht/ Fqinjët: Erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar

65 vjecari humbi jetën tragjikisht/ Fqinjët: Erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar

Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Pogradec, ku humbi jetën Kristaq Çulaku, rreth 65 vjeç, pasi u dëmtua aksidentalisht me një mjet prerës tip troko/fresibël teksa punonte në banesë. Fqinjët e tij tregojnë momentet e fundit të jetës së 65-vjeçarit dhe përpjekjet për t’i dhënë ndihmë pas aksidentit. Njëra prej fqinjeve tregon se e kishte takuar atë mëngjes dhe se viktima i kishte thënë se do të shkonte në Korçë. Më pas, ai ishte kthyer në banesë dhe kishte nisur punën. “Erdhi këtu, pa lepurat dhe pastaj vajti mori trokonë, seç do bënte. U çuditëm kur dëgjuam që po thërrisnin. Erdhëm dhe e gjetëm të mbaruar. Ambulanca erdhi pas gjysmë ore”, rrëfen ajo. Një tjetër banore tregon se e kishte parë pak para...