55 vite burg për grupin e Shullazit, Gjykata e Lartë vulos dënimin
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Për këta të fundit, në vitin 2021, është caktuar dënimi me 55 vite burg. Ata akuzohen për gjobëvënie në kuadër të grupit kriminal. Kujtojmë se Shullazi është dënuar me 14 vite burg, ndërsa katër anëtarët e tjerë me 41 vite heqje lirie në total. Duhet theksuar se është pushuar çështja e njërit prej tyre, Gilmando Danit, pasi ai ka ndërruar jetë. Dani, u ekzekutua më 11 nëntor 2025 në një atentat mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Ai udhëtonte në një makinë si pasagjer, teksa të shtënat nuk kursyen as shoferin duke e lënë të plagosur rëndë. Konsiderohej si person i rrezikshëm për shkak të ekspozimit të...
Burimi:
javanews.al