53-vjeçari u dhunua barbarisht, Policia e Lezhës sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se: Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje. Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka nisur veprimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në një territor të gjerë dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore. Hetimet pritet të ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së sulmit dhe në identifikimin e personave të...
Burimi:
javanews.al