500 mijë euro cash drejt Tiranës, Dogana maqedonase i bën ‘gjëmën’ shoferit shqiptar…
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar 500 mijë euro të fshehura në një pjesë të modifikuar brenda një minibusi në pikën kufitare “Tabanoc”. Paratë u zbuluan gjatë kontrollit të automjetit nga Shqipëria. Drejtuesi i minibusit, shtetas shqiptar XH.G., po ndiqet sipas ligjit dhe automjeti është konfiskuar. “Sektori i Kontrollit dhe Hetimeve, përmes Departamentit të Çështjeve Operacionale, ka parandaluar një përpjekje për transferim të paligjshëm të parave “cash” në shumën prej gjysmë milioni euro, të cilat u zbuluan në një pjese të modifikuar posaçërisht brenda një minibusi, duke rezultuar në sekuestrimin më të madh deri më sot në historinë e Administratës së Doganave të Republikës së Maqedonisë. Paratë dhe automjeti janë sekuestruar, ndërsa kryerësi, një shtetas i Republikës së Shqipërisë me inicialet XH.G., i cili drejtonte minibusin, po ndiqet...
Burimi:
syri.net