“5 në operacion, mes tyre 2 shtetas të huaj”, shefi i Traumës tregon gjendjen e të plagosurve në aksident

“5 në operacion, mes tyre 2 shtetas të huaj”, shefi i Traumës tregon gjendjen e të plagosurve në aksident

Shefi i Spitalit të Traumës, Agustin Suma, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të plagosur në aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e së martës në autostradën Durrës–Tiranë. Sipas tij, aktualisht 5 pacientë po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa 2 prej tyre janë shtetas të huaj dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. “Aktualisht, 5 pacientë po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Dy prej tyre janë shtetas të huaj dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Pesë pacientë të tjerë janë në gjendje të stabilizuar dhe, sipas ekipit mjekësor, nuk paraqesin rrezik për jetën,” u shpreh ai. Ai shtoi se mes të lënduarve ndodhen edhe dy të mitur. “Gjithashtu kemi edhe dy të mitur. Njëri është në gjendje të stabilizuar, ndërsa...