400 mijë £ u bënë “mollë sherri”/ Paratë e Refit Buzit të fituara nga droga, shkak për tre viktima?

400 mijë £ u bënë “mollë sherri”/ Paratë e Refit Buzit të fituara nga droga, shkak për tre viktima?

Paratë që 35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, dyshohet se i kishte fituar nga aktiviteti kriminal në Britaninë e Madhe mund të kenë qenë shkaku i konflikteve të vazhdueshme me ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka. Sipas familjes së Buzit, ai i kishte dërguar asaj rreth 180 mijë paund gjatë kohës që jetonte në Britani, por pas ndarjes, familja e vajzës nuk pranoi t’ia kthente këto para. Marrëdhënia mes tyre ishte e tensionuar prej kohësh. Sipas familjarëve të Rozalindës, 35-vjeçari e kishte kërcënuar disa herë, madje edhe me armë. Ai ishte arrestuar në disa raste, por ishte liruar sërish. Por fatkeqësisht, ngjarja mori fund ditën e djeshme në mënyrë tragjike. Buzi vrau prindërit e ish-partneres së tij, më pas e mori peng Rozalindën dhe u përball për rreth tetë orë me forcat e policisë. Në fund, ai refuzoi të dorëzohej dhe më pas ka qëlluar veten me armë. Prindërit e Refit Buzit kanë deklaruar se konflikti lidhej me paratë që djali i tyre kishte dërguar nga Britania e...