34-vjecari u vra me plumb pas koke, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar, Armand Shakaj
Përpara se ta hidhte në humnerë shokun e tij të ngushtë, Armand Shakaj e kishte qëlluar me plumb pas koke. I dyshuari kryesor i krimit të rëndë nuk është arrestuar ende, ndërsa burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se trupi i 34-vjeçarit, Eglant Koçi, u gjet i dekompozuar pranë fshatit Cerruj pas dy javësh kërkime intensive nga forcat e policisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. Policia gjeti përmes dronit një viktimë mashkull, trupi i të cilit, sipas të gjitha dyshimeve, i përkiste 34-vjeçarit të zhdukur pa gjurmë. Më pas, ishin familjarët ata që e konfirmuan identitetin në morgun e Tiranës. Policia njoftoi zyrtarisht se ai u gjet mes Tiranës dhe Elbasanit. Në këtë zonë ishin përqendruar kryesisht edhe kërkimet e policisë, pasi përkonin me...
Burimi:
vizionplus.tv