33-vjeçari nga Vlora humb jetën tragjikisht në Itali, dyshohet se u mbyt në lumë

33-vjeçari nga Vlora humb jetën tragjikisht në Itali, dyshohet se u mbyt në lumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Colle di Val d’Elsa në Itali, ku ka humbur jetën tragjikisht 33-vjeçari shqiptar Xhovalin Musaraj. I riu u zhduk pasditen e së dielës, më 5 korrik, pasi u hodh për t’u larë në lumin Elsa, por nuk arriti të dilte më në sipërfaqe. Ngjarja ndodhi në zonën mes Gore Rotte dhe urës së Spugnës, një pikë e frekuentuar nga qytetarët gjatë ditëve të nxehta të verës, ku thellësia e ujit arrin rreth 2.5 metra. Sipas mediave italiane, Musaraj ishte së bashku me disa të afërm në momentin kur u fut në ujë. Kur familjarët vunë re se ai nuk po dilte më në sipërfaqe, u dha menjëherë alarmi dhe nisi operacioni i kërkim-shpëtimit. Në vendngjarje mbërritën ekipet...