209 llogari bankare, 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri
SPAK ka goditur ditën e sotme një tjetër grup kriminal, i cili merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latinë drejt vendeve të BE-së. Në kuadër të kësaj janë lëshuar 10 masa sigurie për Nikoll Bibajn, Isa Aliun, Sokol Bibajn, Florjan Musajn, Armando Pacanin, Denis Matoshin, Naldi Yzeirajn, Oklid Aliun, Dritan Gjikën dhe Shpëtim Aliun. Gjithashtu janë sekuestruar 209 llogari bankare, 121 pasuri të paluajtshme dhe dhjetëra automjete luksoze. Nga hetimet është provuar se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë transferuar në Shqipëri, në formën monetare “cash” për të shmangur sistemin bankar në fazën e parë. Më pas ato janë investuar në pasuri të paluajtshme, në krijimin dhe blerjen e aksioneve të kompanive tregtare, shoqëri të ndryshme kryesisht në fushën e ndërtimit,...
Burimi:
ntv.al