“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka publikuar raportin për periudhën janar-qershor 2026 në hetimin e punonjësve të strukturave ligjzbatuese, trajtimin e ankesave dhe procedimet disiplinore. Sipas raportit, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë kryer 196 referime në Prokurori, që përfshijnë 232 punonjës policie, 2 punonjës të Gardës së Republikës, 6 punonjës të MZSH-së dhe 32 shtetas. Gjatë periudhës janar-qershor, AMP ka trajtuar gjithsej 752 ankesa. Nga këto, 46 ankesa rezultuan të bazuara, 434 të pabazuara, 251 nuk u provuan, ndërsa në 15 raste janë hapur dosje penale. Në 6 raste është rekomanduar nisja e procedurave disiplinore. Gjatë kësaj periudhe, AMP ka arrestuar në flagrancë 11 persona, mes të cilëve 9 punonjës policie, 1 punonjës të Gardës së Republikës dhe 1 punonjës të MZSH-së....
Burimi:
javanews.al