194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

194 të aksidentuar gjatë prillit 2026. Tirana, Lezha e Vlora, qytetet me numrin më të lartë

Shqipëria ka regjistruar 132 aksidente rrugore gjatë muajit prill 2026, ku si pasojë 194 persona kanë mbetur të vrarë ose të plagosur. Të dhënat janë publikuar nga INSTAT, theksojnë se gjatë periudhës janar-prill 2026 janë regjistruar gjithsej 414 aksidente rrugore në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u regjistruan 413 aksidente. Në katër muajt e parë të vitit 2026, numri total i personave të aksidentuar ka arritur në 585, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin 586 persona. Raporti thekson se 89,4 % e aksidenteve rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve, duke konfirmuar edhe një herë se faktori njerëzor mbetet shkaku kryesor i aksidenteve...