157 mijë telefonata nga burgu në 6 muaj, raporti britanik ngre dyshime për bandat shqiptare

157 mijë telefonata nga burgu në 6 muaj, raporti britanik ngre dyshime për bandat shqiptare

Shqiptarët dyshohet se drejtojnë operacionet e tyre kriminale nga burgu, pasi shifrat zyrtare treguan se ata bënë më shumë se dyfishin e telefonatave nga burgjet krahasuar me çdo kombësi tjetër. Të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë (MoJ) kanë zbuluar se të burgosurit shqiptarë kanë bërë 157,962 telefonata nga burgu në gjashtë muajt e fundit, ekuivalente me rreth 900 në ditë. Shqiptarët janë kombësia e huaj më e madhe për nga numri në burgjet në Angli dhe Uells, duke përbërë më shumë se 1,200 të burgosur, të ndjekur nga polakët dhe rumunët. Shqiptarët, polakët dhe rumunët janë tri kombësitë më të mëdha për sa i përket të burgosurve të huaj në burgjet e Anglisë dhe Uellsit, duke përfaqësuar një të katërtën e të gjithë shkelësve me...