“12 të lënduar, 7 në gjendje të rëndë”, Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës
Spitali Universitar i Traumës, ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e të lënduarve nga aksidenti i rëndë i ndodhur në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas njoftimit, aktualisht në po marrin trajtim 12 persona të lënduar, prej të cilëve 7 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes tyre janë edhe një fëmijë dhe një i mitur, të cilët po trajtohen nën kujdes intensiv mjekësor. Po sipas të njëjtit informacion zyrtar, një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Burimi:
javanews.al