Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet me kërkesë të Prokurorisë biznesmeni në Tiranë

Krijoi skema mashtruese lidhur me TVSH-në, arrestohet me kërkesë të Prokurorisë biznesmeni në Tiranë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është arrestuar shtetasi Gjergji Fela, i dyshuar për krijimin e një skeme mashtruese fiskale, që ka sjellë dëme të konsiderueshme në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, Gjergji Fela, 50 vjeç, akuzohet për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)” dhe “Fshehje e të ardhurave”, të parashikuara nga nenet 144/a dhe 180 të Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr. 5787 të vitit 2024, të zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, ka rezultuar se subjekti tregtar “Dorina Fela” ka kryer shitje të dyshuara fiktive...