Zjarri në pallatin 12-katësh, kompania: S’mbajmë përgjegjësi ligjore, do rindërtojmë apartamentet
Kompania “Arlis Ndërtim” ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme, më 14 prill, ku një pallat 12-katësh në zonën e “Farmacia 10” u përfshi nga flakët, duke shkrumbuar rreth 30 apartamente. Në një deklaratë zyrtare, shoqëria shpreh solidaritet dhe mbështetje për familjet e prekura, duke theksuar se është pranë banorëve në këtë situatë të vështirë. “Shoqëria “Arlis Ndërtim” shpk shpreh solidaritetin e saj të plotë dhe mbështetjen e sinqertë për të gjithë banorët e dëmtuar nga ngjarja e fundit që ka prekur objektin në zonën e “Farmacia 10”. Në këto momente të vështira, jemi pranë çdo familjeje të prekur dhe ndajmë shqetësimin për pasojat e shkaktuara.” “Arlis Ndërtim” sqaron se objekti është ndërtuar në përputhje të plotë me lejen e...
Burimi:
javanews.al