Kredi, hetime dhe akuza/ Përplasje e fortë mes institucioneve dhe Behgjet Pacolli
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara në media në lidhje me një kredi të marrë për ndërtimin e aeroportin e Vlorës nga kompania e tij Mabco. Sipas lajmit në fjalë, dy letër porosi janë çuar nga Prokuroria e Tiranës drejt asaj të Prishtinës në lidhje me fondet që janë futur në vendin tonë, ku pretendohet se në Shqipëri kanë hyrë vetëm 15 nga 42 milionë euro. Në një postim në Facebook, Pacolli shkruan se kompania e tij është transparente në lidhje me hetimet, ndërsa shuma e investuar në vendin tonë i kalon 95 milionë euro. Më tej, biznesmeni shkruan se ai është i zhgënjyer nga qaja që i bëjnë institucionet e vendit tonë, teksa sipas tij po e sulmojnë. “Në...
Burimi:
ntv.al