Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të/ Raporti i IBAR për Shqipërinë “nxin” qeverinë e Ramës

Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të/ Raporti i IBAR për Shqipërinë “nxin” qeverinë e Ramës

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë dhënë sot dritën jeshile për vijimin e procedurës së miratimit të IBAR-it për Shqipërinë, ndërsa kanë dalë me përfundime të ashpra ndaj qeverisë shqiptare. Raporti konsiderohet një hap i rëndësishëm në procesin e negociatave të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe një nga raportet më kritike të viteve të fundit për mënyrën sesi funksionon shteti shqiptar. BE thekson se korrupsioni vijon të mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore. Theksi kryesor vihet mbi sektorët më të ekspozuar ndaj abuzimeve, ku sipas BE-së nevojitet zbatim më i fortë i ligjit. Në veçanti përmenden tatimet, kadastra, shëndetësia, prokurimet publike, koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik-privat (PPP), ku sipas vlerësimit në...