Kontrolle në lokalet e Durrësit, policia shqiptare dhe italiane monitorojnë nivelin e zhurmave

Kontrolle në lokalet e Durrësit, policia shqiptare dhe italiane monitorojnë nivelin e zhurmave

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me policinë italiane, ka zhvilluar kontrolle në disa nga zonat më të frekuentuara turistike për të monitoruar nivelin e zhurmave gjatë sezonit veror. Kontrollet u shtrinë në qytetin e Durrësit, Golem dhe zonën e Plazhit, ku grupet e kontrollit kryen matje të nivelit të zhurmës në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Sipas Policisë, matjet e kryera rezultuan brenda kufijve të lejuar. Gjatë kontrolleve u verifikua edhe respektimi i orarit për zhvillimin e aktiviteteve muzikore në ambiente të hapura dhe në qendra të banuara, i cili lejohet nga ora 11:00 deri në 24:00. Njëkohësisht, efektivët zhvilluan takime me pronarë dhe administratorë lokalesh për t’i sensibilizuar mbi zbatimin e rregullave që lidhen me ndotjen akustike dhe aktivitetet muzikore gjatë sezonit turistik.