Kontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në qeli
Një kontroll i zhvilluar në ambientet e IEVP Peqin ka zbuluar sende të ndaluara në posedim të disa të dënuarve të sigurisë së lartë. Sipas njoftimit, operacioni u krye nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, Fier dhe Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Gjatë kontrollit, të dënuarit G.B. iu gjetën një shishe raki 2 litra, dy shishe uiski, një shishe verë dhe dy karikues telefoni. Njoftimi: Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të...
Burimi:
top-channel.tv