Konispol/ Para 2 vitesh hodhi babanë nga shkallët pasi i vrau të ëmën, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)

Konispol/ Para 2 vitesh hodhi babanë nga shkallët pasi i vrau të ëmën, arrestohet 43-vjeçari (EMRI)

Dy vite pasi hodhi babain nga shkallët dhe i shkaktoi vdekjen, 43-vjeçari Klementin Islamaj nga fshati Shalës, Konispol, ka rënë në prangat e policisë. Gjykata e Sarandës e ka dënuar 43-vjeçarin për veprën penale “Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”. Ngjarja e rëndë u regjistrua në gusht të 2024-ës, ku Islamaj hodhi nga shkallët të atin Hysen Islamaj pasi ky i fundit i kishte vrarë me sopatë nënën e tij 66-vjeçare Shano Islamaj. Krimi ndodhi para fëmijëve të Klementin Islamajt, të cilët jetonin në banesë me gjyshërit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë vunë në pranga shtetasin K. I., 43 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm...