Konferenca Shqipëri-BE/ Ambasadori gjerman ‘godet’ Ramën: Lufta ndaj korrupsionit, kusht i panegociueshëm

Konferenca Shqipëri-BE/ Ambasadori gjerman ‘godet’ Ramën: Lufta ndaj korrupsionit, kusht i panegociueshëm

Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e zhvilluar këtë të martë në Bruksel, Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, ka ‘goditur’ propagandën e Edi Ramës teksa theksoi se forcimi i shtetit ligjor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe garantimi i një demokracie pluraliste mbeten në thelb të vlerave evropiane dhe përcaktojnë ritmin e progresit të Shqipërisë drejt BE-së. Në deklaratën e tij, Bergner u ndal edhe te pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, duke i cilësuar ato si kushte të panegociueshme për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ai theksoi po ashtu se vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit, duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e komisionit të Venecias. Ambasadori gjerman nënvizoi se...