Komisioni për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit

Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës. Shkak i debateve është bërë mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në seancën dëgjimore, ku në vend të tij ishte i pranishëm zv.drejtori, Sokol Bizhga. Gjatë mbledhjes, Bashkëkryetari i komisionit nga radhët e opozitës, Oerd Bylykbashi, e cilësoi si të papranueshme mospjesëmarrjen e drejtuesit kryesor të policisë. Bylykbashi theksoi se është dokumentuar edhe nga ndërkombëtarët që Policia e Shtetit ka ndërhyrë në mënyrë të dhunshme në procesin e zgjedhjeve. Edhe anëtari demokrat, Gent Strazimiri, mbajti të njëjtit qëndrim, duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes me arsyetimin se përfaqësimi i policisë nuk ishte në nivelin e duhur. Nga ana tjetër, bashkëkryetari i maxhorancës, Damian Gjiknuri, hodhi poshtë kërkesat e opozitës,...