Kodi Rrugor/ Nga sot, morsa shtrëngon edhe më fort, gjoba të rënda për celularin dhe shpëjtësinë
Prej kësaj të premteje, 7 gusht 2026, kanë hyrë zyrtarisht në fuqi ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të miratuara nga Kuvendi më 19 qershor, të cilat ashpërsojnë ndjeshëm masat ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit. Shoferët që kapen sërish duke drejtuar mjetin me mbi 0.5 gram alkool për litër gjak, pasi janë ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, do ta humbasin përfundimisht lejen e drejtimit, pa të drejtë për ta rimarrë atë përmes autoshkollës. Ndryshime të forta parashikohen edhe për personat që drejtojnë automjet pa patentë. Të rriturit e kapur në këtë shkelje, përveç gjobës, nuk do të kenë të drejtë të pajisen me leje drejtimi për një...
Burimi:
ntv.al