Koçiu: Rruga e re e Komanit lehtëson aksesin turistik në zonë, zhvillim për ekonomitë lokale

Koçiu: Rruga e re e Komanit lehtëson aksesin turistik në zonë, zhvillim për ekonomitë lokale

Investimi në rrugën e re të Komanit ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen drejt zonës e cila vizitohet nga vendas e të huaj për peizazhet e paprekura natyrore. Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau dje opinione të vizitorëve vendas dhe të huaj, të cilët vlerësojnë përmirësimin e rrugës së Komanit. “Entuziazmi dhe vlerësimet e vizitorëve vendas e të huaj janë treguesi më i qartë se investimet në infrastrukturë po sjellin zhvillim, po forcojnë ekonominë lokale dhe po e pozicionojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik me standarde europiane”, u shpreh Koçiu. Rruga e Komanit, sipas saj, është një investim që ka përmirësuar aksesin drejt një prej perlave natyrore të vendit, duke u shërbyer jo vetëm banorëve të zonës, por edhe mijëra turistëve që zgjedhin liqenin e...