Klodiana Lala shpërthen: Hidh baltë se diçka do mbetet

Klodiana Lala shpërthen: Hidh baltë se diçka do mbetet

Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar me një mesazh të fortë në faqen e saj në Facebook, duke denoncuar atë që ajo e cilëson si një metodë mafioze për të goditur njerëzit që guxojnë të thonë të vërtetën. Sipas Lalës, ndaj zërave kritikë përdoret shpesh strategjia e baltosjes, me shpresën se edhe kur akuzat nuk provohen, diçka do të mbetet në opinionin publik. “Një nga metodat mafioze për t’u mbyllur gojën njerëzve që guxojnë të thonë të vërtetat është: hidh baltë se diçka do mbetet”, shkruan gazetarja. Megjithatë, ajo thekson se ka parë shumë luftëtarë dhe luftëtare që nuk janë trembur përballë presioneve apo sulmeve, pasi besojnë në drejtësinë e kauzës së tyre. “Sepse sado të përpiqen, kur je me të drejtën, e vërteta vonon, por...