“Kisha Katedrale nuk ka asnjë lidhje me këtë iniciativë”, Famullia “Zoja e Shkodrës” distancohet nga protesta
Në pamundësi për të kontaktuar organizatorët e marshimit të parashikuar për nesër, e shtune 6 qershor, të cilët, me sa duket, kanë zgjedhur të mbeten anonimë, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se Kisha Katedrale nuk ka asnjë lidhje me këtë iniciativë.Me keqardhje kemi konstatuar se, përmes pankartave promovuese, është njoftuar se nisja e marshimit do të bëhet nga “Kisha e Madhe” dhe, në një tjetër pankartë, nga “Katedralja e Kishës së Madhe”, pa asnjë komunikim apo miratim paraprak nga ana jonë.Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve të planifikuara të Kishës, bëjmë të ditur se sot, në të njëjtin orar, Kisha Katedrale ka veprimtaritë e saj të paracaktuara.Për rrjedhojë, ambientet e saj mbeten të papërfshira dhe të pacenueshme nga iniciativa...
Burimi:
sarandanews.com