Këshilli Kombëtar pa surpriza, kupola e PD nuk ndryshon, Berisha mban në “sirtar” listën e kandidatëve, Noka do…
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike mblidhet sot në një ditë të rëndësishme për riorganizimin e strukturave drejtuese të selisë blu. Pavarësisht pritshmërive për ndryshime të mëdha, kupola drejtuese e PD-së pritet të mos ketë surpriza të forta, ndërsa Sali Berisha ende nuk ka bërë publik emrat e kandidatëve për postet e reja. Kreu i demokratëve ka deklaruar se një “frymë e re” pritet të marrë drejtimin e strukturave të partisë, por lista e emrave vijon të mbahet e rezervuar. Edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar kanë kërkuar transparencë për kandidatët, ku ndër zërat që kanë reaguar është edhe Myslim Murrizi, i cili ka kërkuar publikimin e emrave përpara vendimmarrjes. Në korridoret e PD-së ndërkohë qarkullojnë disa emra që pritet të jenë pjesë e ekipit të ri...
Burimi:
sot.com.al