Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon ndaj Vuçiç për devijimin e mundshëm të lumit Ibër: Apel BE-së dhe SHBA-së!

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon ndaj Vuçiç për devijimin e mundshëm të lumit Ibër: Apel BE-së dhe SHBA-së!

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka shprehur shqetësimin e tij të thellë lidhur me deklaratën e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sipas të cilit autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe kanë angazhuar ekspertë për këtë qëllim. Përmes një deklarate zyrtare, KASH e konsideron veçanërisht alarmuese që një çështje kritike që lidhet drejtpërdrejt me burimet ujore, sigurinë energjetike dhe mirëqenien e qytetarëve, të përdoret në një kontekst politik si instrument presioni ndaj Republikës së Kosovës. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë rikujton se lumi Ibër dhe sistemi i Ujmanit (Gazivodës) janë vendimtarë për furnizimin me ujë, prodhimin e energjisë, ekonominë dhe jetesën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie. Sipas KASH-it, çdo ndërhyrje e njëanshme që synon...